Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 15-të, me propozim të Ministrit Naser Nuredini miratoi informacionin për statusin e shpalljes zonë e mbrojtur në kategorinë Park Kombëtar të Malit Sharr
Procesi i zhvilluar deri më tani për aritjen e qëllimit,
Falë angazhimit disavjeçar të studjuesve dhe ekspertëve në kuadër të projektit të UNEP dhe digasteri përkatës Ministria e Mjedisit Jetsor ka zhvilluar studimin të përpiluar në dokumentin që njihet nën termin “VALORIZIM I VLERAVE NATYRORE” raporton TetovaSot.
Në vitin 2017 resori përkatës në bazë të projektit: Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në mënyrë efektive dhe mirëmbajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR 5) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Tetovës më 13.12.2019 paraqitën në MMPH studimin e kompletuar, ku si rrjedhojë të njejtit paraqitën edhe Nismën për inkuadrimin e Malit Sharr në kuadër të Sistemit të Zonave të Mbrojtura, respektivisht shpalljen e tij si PARK KOMBËTAR.
Ndonëse lidhur me këtë iniciativë, korniza juridike parashikon që kjo nisëm (për shpallje të Malit Sharr si PARK KOMBËTAR) të kalon nëpër filtra juridik, Ministria e Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapsinor do të duhet t’i paraqes PROPOZIM të harmonizuar qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit do të përkujdeset që të ve në funksion një Instutucion të RI publik, “Ndërmarjen Publike PARKU KOMBËTAR I MALIT SHARR”.
Me t’u deklaruar si i tillë (institucion publik) shteti do të sigurojë fonde nga buxheti për personelin, paisjet, dhe infrasturkturën tjetër përcjellëse.
Ndonëse Maqedonia e Veriut deklarohet si një vend demokratik, e njejta NISMË do të paraqitet për DEBAT PUBLIK për opinionin e gjerë, banorët lokal dhe te të gjithë digasteret e tjera përkatëse (Ministira e Ekonomisë, Transportit, Bujqësis, etj) me qëllim të harmonizimit të kësaj nisme me sektorët e tjerë të vendit në pajtueshmëri me kornizën juridike.
Të dhëna të përgjithshëme,
Mali Sharr falë pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet, si dhe kushteve të favorshme fiziko-gjeografike (ndërtimi gjeologjik, larmia e formave të relievit, klima e larmishme, rrjeti i pasur hidrografik, llojet e tokave si dhe natyra edafike e shumëllojshme) renditet ndër vendet e para europiane për pasuritë floristike dhe faunistike.
Konkretishtë, në nivel kombëtar a’i njihet si habitat i rëndësishëm ornitologjik, zone e rëndësishme për fluturat, koridor për ariun e murrëm, zone e rëndësishme floristike, etj.
Për më tepër, një pjesë e Malit Sharr përfshihet në Rrjetin Kombëtar EMERALD, rrjet ky që vjen si detyrimit i vendit për të zbatuar Konventën e Bernit me qëllim ruajten e jetës së egër (të kafshëve) dhe vendbanimet apo habitatet natyrore.