Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ shpërndau një video material të Organizatës Botërore Shëndetësore me këshilla për mbrojtje nga coronavirusi Covid -19.

Në video thuhet se Covid 19 është sëmundje ngjitëse e që përçohet përmes kontaktit mes njerëzve mes pikave të vogla që dalin kur njeriu flet, teshtinë apo kollitet dhe se këto pika përfundojnë në gojën apo hundën e njerëzve.

Në video thuhet se në këto pika janë të rënda andaj edhe bien poshtë ndërsa infektimet më të shpeshta bëhen me kontakte të afërte mes njerëzve.

Ende nuk dihet se sa zgjat virusi në hapësira kështu që preferohet pastrimi i hapësirave posaçërisht hapësirat ku ka persona të infektuar me virusin Covid -19.

Për shkak se me duar prekim shumë gjëra, preferohet të mos prekim hundën, syrin dhe gojën pa dezinfektuar duart dhe kur teshtin apo kollitemi duhet ta mbulojmë bërrylin apo të përdorim fasulet. Gjithashtu preferohet pastrimi i duarve me alkool apo me sapun.

 

Како се пренесува КОВИД-19 и како да се заштитите?

Како се пренесува КОВИД-19 и како да се заштитите? Споделете го видеото од Светската здравствена организација.

Gepostet von Венко Филипче am Mittwoch, 11. März 2020