Hamasi mbetet “i hapur për negociata” për një armëpushim në Gaza. Kështu tha sot udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.

“Unë deklaroj qartë se okupimi izraelit mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme”, tha ai në një mesazh televiziv.

Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.