Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar caktimin e Ditës së Alfabetit, si festë zyrtarë në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, u miratuan me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, duke përcaktuar 22 Nëntorin në kalendarin e festave kombëtare.

Ndryshimet ligjore për 22 Nëntorin do të hyjnë në fuqi pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj dhe 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Në fillim të këtij viti, Qeveria e Shqipërisë propozoi shtimin e Ditës së Alfabetit Shqip, në kalendarin e festave kombëtare.

Gjithashtu në seancën e sotme u miratuan edhe ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet në fjalë kanë për qëllim rikthimin e kategorisë së basteve sportive online dhe formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori duke licencuar subjekte me eksperiencë.

Projektligjet u votuan në mes të tensioneve dhe rrëmujës së krijuar, ndërsa seanca zgjati rreth 16 minuta, duke u mbyllur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Linidta Nikolla.