Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, i cili ishte ndaluar tani po zhvillohet në një korsi.

“Nga ora 19:15 në rrugën Mavrovë-Dibër në afërsi të manastirit Shën Jovan Bigorski, komunikacioni po zhvillohet në një korsi”, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në korsi të lagështa me mbetje të borës në korsi. Reshjet e borës janë në gjithë Maqedonisë ndërsa për shkak të temperataurave të ulëta është e mundur shfaqje e ngricave.

Ndalesë për makinat e rënda ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Kërçovë-Ohër përmes Preskës, Prilep-Makedonski Brod përmes Barbaros, Strugë-Qafëthanë si dhe në rrugën Tetovë-Kodër Dielli ku ndalesa është vetëm për autobusët.

Është ulur shikueshmëria deri në 100 metra në Strazhë ndërsa në rrugën Resnjë-Manastir përmes Bukovës, për shkak të reshjeve të borës, komunikacioni i automjeteve të rënda është i vështirësuar.