Katolikët sot festojnë festën më të madhe krishtere, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët.

Tradicionalisht në Maqedoni, shënimi qendror me rastin e festës u mbajt mbrëmë në Kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezuit” në Shkup, ku u mbajt liturgji për Pashkët.

Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov, besimtarëve u dërgoi porosi me rastin e Pashkëve.