U hap  për qarkullimin e automjeteve tuneli i Murrizit në Shqipëri, që mundëson që për një orë të arrihet nga Dibra në Tiranë! Ky tunel, i gjatë 3.78 kilometra dhe me 11 dalje, është vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit. Hapja e tunelit e bën të qasshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Shqipërinë.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me Maqedoninë Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Përndryshe, në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.