Me prezantimin e veçorisë së zhbllokimit të orës, e njëjta duket se do të mundësoj edhe ta zhbllokoni telefonin nga ora. Veçoria mbështetet në Active Unlock të krijuar në Android 13 dhe sipas AssembleDebug, funksioni mund të jetë afër fillimit.

Përmes një videoje të publikuar, shihet se si përmes prekjes së ekranit të orës, duke e lëvizur gishtin lartë mundësohet zhbllokimi i celularit, madje funksionon edhe në rast se gishtat tuaj janë të lagur, të ndotur, nëse shkyçja me fytyrë nuk funksionon ose është e çaktivizuar.

Sigurisht, ora juaj duhet të jetë në kyçin e dorës dhe afër telefonit. Megjithatë, ende nuk dihet se kur Google do të mund të lëshonte në funksionim këtë veçori.