Një banor nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja e një automjeti në lagjen Ilinden të Shkupit.

Sipas raportit policor, në ora 21:00 është denoncuar se në rrugën 34 në lagjen Ilinden të Shkupit, automjeti “audi” ka goditur B.K (45) nga Shkupi, ndërsa shoferi ka ikur.

Në aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë vërtetuar në Spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.