Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Çairit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kratova, pasi i njëjti ka raportuar për “vepër të rreme penale”, transmeton Alsat.

“Me datë 06.09.2021, në Stacionin Policor të Çairit, D.I. ka raportuar se në rrugën “Goce Stojçevski” i është marrë makina “VW Tuareg” me targa të Italisë Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për raportim të rremë”, shtojnë nga MPB.

MPB njofton se personi në fjalë la pranuar veprën, ndërkaq ka njoftuar se veprën e ka kryer pasi ka dashur që të fsheh nga familja borxhin që ka pasur ndaj një personi.