Ndaj Gordana Pirkovska Zmijanac është ngritur procedurë kundërvajtëse për shkak se ka fshirë grafite me përmbajtje të urrejtjes dhe dhe në vend të urrejtjes e ka përdorur fjalë për dashuri dhe paqe.

Ajo në reagimin e saj në ‘Facebook’ shkruan se ka kërkuar nga stacioni policor në Gjorçe Petrov, por ata në vend se ta përkrahin do ta gjykojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Grafitin ‘vd*ekje për shqiptarët’, Pirkovska Zmijanac e ka shndërruar në ‘vd*ekje për urrejtjen’ dhe ‘dashuri për të gjithë’, dhe për këtë, sipas dokumentit do të ngritet procedurë kundërvajtëse për shkak të dëmtimit të banesës.

Ajo sqaroi që sa herë e ka fshirë grafitin duke e shndërruar ‘vd*ekje për shqiptarët’ në ‘vd*ekje ndaj urrejtjes’, gjithmonë është fshirë edhe është shkruar përsëri ‘vd*ekje për shqiptarët’

“Gjithmonë kur mbuloja gjuhën e urrejtjes, përsëri shkruhej mesazhi i dhunës, dhe më 01.08.2017 vendosa të kërkoj mbështetje institucionale, por në vend të kësaj, mora leksione nga zyrtarë policorë që më pranuan dhe nga inspektorët që më trajtuan si grua kri*minele”, shkruan Prikovska Zmijanec duke shtuar se zyrtarët policorë i kanë treguar se ajo si maqedonase është dashur të reagojë në oborr të vet dhe shqiptarët në oborr të vet.

Ajo theksoi se gjuha e urrejtjes është edhe vepër penale dhe mesazhe të tilla paraqiten shpesh në Shkup.