Vendimi i Gjykatës Penale me të cilët refuzohet kërkesa për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morinën në Serbi. ende nuk ka arritur në Gjykatën Supreme. Nga Gjykata më e lartë thonë se vetëm sa të arrij te ato kërkesa, vendimi do të dërgohet për mendim në Prokurorinë Publike. Sipas procedurës ligjore, pasi të përgatitet mendimi i Prokurorisë, ajo do të kthehet në Gjykatën Supreme, pas çka do të vendos Këshilli prej pesë gjyqtarëve, në afat të caktuar nga Gjykata Penale. Siç theksojnë nga Supremja, ajo nuk do duhet të zgjasë më shumë se një ose dy ditë.