Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit.

Në mesazhin e tij përpara shumë të pranishmëve në ceremoninë e frosnëzimit, Kryepiskopi Plelushi tha se pavarësisht se diktatura shkatërroi muret e kishave, nuk mundi dot të shkatërrojë zemrat e besimit.

“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë. Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj.Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne. Cdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqëndrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Kryepiskopi në fjalën e tij.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Ai u ul në fronin e kreut të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në orën 11:00, të kësaj të shtune. Fronëzimi i hap rrugë ushtrimit të plotë të detyrës si drejtues i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Qindra besimtare brenda kishës qendrore ndoqën nga afër të parën ceremoni të uljes së një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë të kishës orthodhokse shqiptare.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe të tjera personalitete të larta shtetërore, ish presidenti Bamir Topi, ish- presidenti Alfred Moisiu, deputeti Pandeli Majko, si dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Po ashtu të pranishëm janë edhe krerët fetarë në Shqipëri si Kryegjyshi Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta, si dhe të ftuar nga 13 Kishat Orthodhokse të botës.

Nga përfaqësuesit shtetërorë foli vetë kreu i shtetit Bajram Begaj. Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla përshëndeti në emër të Sinodit të Shenjtë.

Të dielën, Kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si Kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërkohë që duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998. Anastasi i Krujës, pritet të jetë Mitropoliti i Korçës.