Edhe vetë Hansi Flick nuk arrin ta besojë atë që ka arritur me Bayern Munchen në vetëm një sezon.
Falë suksesit minimal 1-0 ndaj Tigres në finalen e Botërorit të klubeve, Bayerni fitoi trofeun e 6-të për sezonin futbollistik 2019-2020, duke triumfuar në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë.
Goli i Benjamin Pavard i akorduar nga VAR rezultoi pozitiv në sfidën ndaj skuadrës meksikane, me Flick që në intervistën pas ndeshjes falenderoi futbollistët e tij.
“Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munchen. Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit, por djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë, është e pabesueshme ajo që kemi arritur”, deklaroi Flick.
Comments are closed for this post.