Rrjetet sociale janë ndalur. Të gjithë përdoruesit e Facebook, Messenger, Instagram janë logout për më shumë se gjysmë ore. Ata nuk mund të hyjnë në profilet e tyre. Nuk është problem lokal. Përdoruesit në mbarë botën po ankohen se kanë dalë nga llogaritë e tyre dhe nuk janë në gjendje të kthehen.

Sipas të dhënave zyrtare të downdetector.com, aktualisht Meta dhe të gjitha produktet e saj si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, si dhe një pjesë e shërbimeve të Google janë plotësisht jashtë funksionit.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një problem më të madh global për të cilin po punohet aktualisht. Sipas burimeve jozyrtare dhe postimeve në Twitter, bëhet fjalë për një sulm hibrid të shkaktuar nga zona gjeografike e Azisë.