Forcat e EUFOR-it kanë rritur praninë në Bosnje e Hercegovinë me ushtarë nga Çekia, Italia dhe Rumania. Kjo është përshkruar si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend, si pasojë e miratimit të ligjeve jokushtetuese në entitetin Republika Sërpska. EUFOR-i është i dislokuar në 17 lokacione në të gjithë Bosnje e Hercegovinën, me qëllim mbrojtjen e popullsisë dhe ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore.