Sot (8 prill) rreth orës 8:50 në Sellcë të Tetovës, personi U.D 45 vjeçar ka marrë jetën e nënës së tij N.D 73 vjeçare. Akti i vrasjes është kryer me mjet të mprehtë.

“Sot nga ora 8:50 pas raportimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes në Sellcë të Tetovës dhe ka konstatuar se ka ndodhur vrasja e 73 vjeçares me iniciale N.D nga djali i saj 45 vjeçar U.D. Vrasja ka ndodhur me mjet të mprehtë. Prokuroria dhe organet tjera hetimore janë në terren” thotë për Telegrafi Maqedoni, Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se Prokuroria dhe organet hetimore janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.