Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,25% në raport me vendimin e datës 12.10.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,542 %, te nafta për 2,136 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,331 % dhe te mazuti për 1,312% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,334%.

Nga data 17.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,349 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 0,50 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg dhe do të jetë 45,349 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.10.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar. 16.