Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) apelon tek aktorët politik që gjatë fushatës parazgjedhore në reklamat politike të mos përdoren fëmijët.

Nga ASHMAA thonë se në ditët e para të fushatës, në një pjesë të videove të kandidatëve për kryetar shteti, që janë emetuar në shërbimet televizive është regjistruar prani e adoleshentëve.

“Në pajtim me nenin 75 të Kodit Zgjedhor, nuk është e lejuar prania e fëmijëve në reklamat e paguara politike”, thonë nga ASHMAA.

Ndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar më 1 prill, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 21 prill.

Në këto zgjedhje për kryetar shteti në garë janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.