Ambasada e Maqedonisë në Izrael sot kumtoi se hapësira ajrore e Izraelit si dhe aeroporti, janë të mbyllur dhe se plani për evakuimin e shtetasve të huaj përmes aeroportit në Tel Aviv aktualisht është i pamundur. Ka njoftim për hapjen e aeroportit, sot më 22 qershor, nga ora 14.00, citohet në informatën që Ambasa e publikoi në Fejsbuk.

“Nga Ministria e Turizmit të Izraelit kemi informacion se po funksionon rruga detare nga Ashdod në Limasol (Qipro), (kompania “Mano Shipping). Anija tjetër me vende të disponueshme, “Crown Iris”, është planifikuar të niset nga Ashdod më 27 qershor (e premte). Ju mund të blini bileta direkt nga faqja e internetit e kompanisë. Qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk kanë pasaportë të vlefshme janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën për të marrë dokument udhëtimi”, njoftojnë nga Ambasada.