Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Ahmeti duhet të jap deklaratë në lidhje me rastin “Regjistrimi”, konfirmojnë për AIM nga Prokuroria.

Hetimi për çështjen “Regjistrimi” u hap nga ish-PSP, dhe më pas lënda u trensferua në PTHP.

Rasti ka të bëjë me një regjistrim të dështuar të vitit 2011 të organizuar nga qeveritë e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së.

Sipas PSP-së, me ndalimin e regjistrimit të popullsisë, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM, i cili tani është në arrati, Nikolla Gruevski dhe partneri i tij i koalicionit në qeveri Ali Ahmeti, i shkaktuan dëm buxhetit në vlerë prej 2.8 milionë euro.