Ishte surprizë e madhe, por Hristijan Mickoski u tërhoq nga ndryshimet në Kodin Penal, thotë Ali Ahmeti në një intervistë të madhe në TV21.

Lideri i BDI-së thotë se në takimet e fshehta mes tij, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski, është diskutuar shumë dhe është rënë dakord për ato ndryshime dhe ka menduar se gjithçka është dakorduar, por kryetari i ri i VMRO-DPMNE Mickoski është tërhequr.

Nuk ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për miratimin e amendamenteve kushtetuese, shton Ahmeti në pyetjen nëse amendamentet e KQ-së janë marrëveshje e sigurt për miratimin e Kushtetutës.

Ai gjithashtu shtoi se qëndrimet e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së ndryshojnë në mënyrë drastike kur është fjala për këtë “temë të nxehtë” dhe se partia maqedonase e ka deklaruar publikisht qëndrimin e saj se nuk do të votojë.