Kjo vizitë realizohet në një moment historik për Maqedoninë e Veriut, kur vendi njëkohësisht kryeson tre procese të ndryshme me rëndësi të madhe nacionale: OSBE-në, SHBA – Kartë e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJL, ku kryesues është Ministri Osmani.
Në këtë drejtim, Osmani do të udhëheqë takime të rëndësishme me vendet e A5 SHBA-Karta e Adriatikut, vendet anëtare të PBEJL-së, Treshen e OSBE-së, si dhe takime bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të disa vendeve. Njëherit do të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të tjera të nivelit të lartë të organizuara nga OKB.
Delegacioni i segmentit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme këtë vit udhëhiqet nga Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, ndërsa Debati i Përgjithshëm mbahet me temën “Rindërtimi i besimit dhe rikthimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit për Agjendën 2030 dhe qëllimet e saj për zhvillim të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, progresit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”.
Comments are closed for this post.