Me mbylljen e aeroportit të Kabulit, përpjekjet e afganëve që kanë frikë nga hakmarrjet talebane janë zhvendosur në kufijtë me Iranin, Pakistanin dhe shtetet e Azisë Qendrore.

Në Torkham, një vendkalim i madh kufitar me Pakistanin në lindje të Kalimit Khyber, një zyrtar pakistanez tha: “Një numër i madh njerëzish presin në anën e Afganistanit për hapjen e portës”,

Mijëra njerëz gjithashtu u dyndën në pikën e kalimit kufitare Islam Qala midis Afganistanit dhe Iranit, thanë dëshmitarët.

Më shumë se 123.000 njerëz u evakuuan nga Kabuli në transportin ajror të drejtuar nga SHBA pasi talebanët pushtuan qytetin në mes të gushtit, por dhjetëra mijëra afganë në rrezik mbetën prapa.