Grumbulli i monedhave të argjendit të gjetura në fushën e një fermeri në Angli është shitur për 5.6 milionë dollarë. Adam Staples me gjashtë shokë të tij kishin gjetur më shumë se 2,500 monedha që shtriheshin nën dhe për gati 1,000 vjet. Ato tani do të shkojnë në një muze.

“E para ishte një monedhë e William Pushtuesit – me vlerë 1,000, 1,500 funte. Është një gjetje shumë e mirë. Është zbulimi i vitit. Dhe më pas gjetëm një tjetër, menduam se ishin pesë, dhjetë.

Por, grumbulli u bë edhe më i madh”, ka thënë ai. Grumbulli i monedhave i zbuluar më 2019 përfshin gjithsej 2,584. Ato i takojnë viteve 1066-1068.