BMW të mërkurën prezantoi gjeneratën e dytë të coupe-crossoveri kompakt X12, kurse blerësve përveç SUS-it do t’ju ofrohet edhe versioni plotësisht elektrik i kësaj veture. Ndryshe në ofertë do të jenë dy motorë me benzinë, një me naftë dhe një version plotësisht elektrik, transmeton Telegrafi.
BMW X-2 sDrive 20i bazik ka motor 1.5 litërsh me tre cilindra me sistemin e lehtë hibrid prej 48 voltësh. E shoferi do të ketë në dispozicion mjaft fuqi motorike – pra 170 kuaj-fuqi. Pason ai me naftë me katër cilindra BMW X sDrive 18d me 150 kuaj-fuqi, kurse në kulmin e ofertës të SUS-it është BMW X2 M35i xDrive me 300 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5.4 sekonda.
Shitja e X2-shit të ri do të fillojë së shpejti, kurse çmimi në Gjermani starton nga 46.400 euro, pra kaq duhet ndarë për modelin bazik. Kur bëhet fjalë për versionin elektrik, BMW iX2 xDrive30 e vënë në lëvizje dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar bartë fuqinë motorike në të katër rrotat.
Fuqia totale motorike është 313 kuaj-fuqi, ku shpejtësinë nga 0-100 kilometra e arrin për 5.6 sekonda, e ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/h.
Comments are closed for this post.