Talebanët kanë fituar pajisje moderne falë rënies së ushtrisë afgane, burrat e së cilës kanë lënë pas armë zjarri dhe madje edhe helikopterë dhe avionë, sipas një raporti të Washington Post.
Nga viti 2005 e deri më tani, Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar me 18 miliardë dollarë pajisje për ushtrinë afgane, sipas një raporti të paraqitur në Kongres muajin e kaluar, me kosto mirëmbajtjeje dhe trajnimi prej 10 miliardë dollarësh.
Avionët amerikanë kërkojnë njohuri, mirëmbajtje të shtrenjtë dhe pjesë këmbimi.
Por pistoletat, jelekët antiplumb dhe çdo pjesë e pajisjeve të këmbësorisë amerikane janë thelbësore për talebanët. Tashmë talebanët e blinduar, të armatosur me armë amerikane dhe uniforma të forcave speciale amerikane, patrullojnë rrugët e Kabulit.
Comments are closed for this post.