Kandidati për President i Barcelonës Joan Laporta e ka mbrojtur Lionel Messi pasi që kontrata e tij e nënshkruar më 2017 doli në dritë nga El Mundo të shtunën

Siç raportohet në këtë media Messi do të përfitojë në fund 555 237 619 milionë euro për periudhën prej katër sezone, kurse COPE ka raportuar sot se argjentinasit Barcelona ia ka borxh edhe 63.5 milionë euro nga paga e këtij sezoni.

“Ky është një lajm i keq për shkak se është i parespektueshëm dhe për shkak se ka një keqmenaxhim në klub që lehtë këto gjëra ndodhin”, ka thënë Laporta për lajmin e El Mundos.

“Kjo gjendje në Barcelonë nuk është shkaktuar nga kontrata e Leos. Messi gjeneron më shumë të ardhura për klubin se sa ai fiton. Ne kemi bërë një studim dhe ai gjeneron një të tretën e të ardhurave totale të Barcelonës”.

Laporta ka theksuar se mënyra se si Messi e ka ndihmuar Barcelonën për të fituar në fushë ka ndikuar gjithmonë në të mira materiale për klubin.

“Nga 2004-2019 ne kemi fituar 35 trofe dhe Real Madridi 22 dhe krejt kjo duke ju falënderuar Leo Messit”, ka shpjeguar ai.

“Pa të, ne nuk do të fitonim kaq shumë. Ka vetëm nëntë sportista në botë të cilët fitojnë më shumë para në relacion total te të ardhurave të një klubi”.

“Leo llogaritet që fiton në total 8.2 për qind te të ardhurave të klubit. Të gjithë sponsorët kërkojnë që në reklamat e tyre në Leo”.

Nga kjo është e qartë që presidenti i Barcelonës dëshiron që Messi të qëndrojë.

“Do ta bëjë më të mirën që ta mbaj atë”, ka konfirmuar Laporta.

“Kam informacione që ai po ndihet mirë në Barcelonë; ai dëshiron të rrijë dhe ai ka nevojë që të bindet me një projekt sportiv të mirë”.