Skënderbeu vazhdon të lëvizë në këtë merkato për të përmirësuar skuadrën, me qëllim qëndrimin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Afrimi i fundit i skuadrës korçare vjen nga Serie A. Mësohet se Genoa dhe Skënderbeu kanë arritur marrëveshje për huazimin e Fallou Nije deri në fund të sezonit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian përmes një deklarate zyrtare.

22-vjeçari nuk ka arritur të lërë shenjë te klubi i Serie A dhe as në Serie C, pas huazimit në klubin e Avellino. Kështu mbrojtësi nga Gambia lë Italinë pas disa vitesh dhe zbarkon në Korçë, ku do të vendoset nën urdhrat e Julian Ahmatajt.