“A m’don” titullohet projekti i ri muzikor i Elvana Gjatës. Kënga është ritmike, ndërsa teksti i punuar nga vetë këngëtarja, së bashku me Arbër Zeqon bazohet tek ndjenja e dashurisë.
Për detajet e tjera ka bashkëpunuar me emra të njohur në Turqi, si producentët Ceyhun Sevil dhe Cansu Yilmaz.
Vihet re se klipi muzikor është i mbushur me femra seksi, ku mbizotëron ngjyra e veshjeve të bardha. Elvana duket se kishte qëllim të promovonte qënien “femër” pasi ka përfshirë vajza të bardha e me ngjyrë, të cilat kanë forma të ndryshme trupore.
Ndër të tjera, vihet re se këngëtarja e shijon këngët pasi kërcen me muzikën e saj. Që prej projektit “1,2,3 puthe”, Elvana nuk shfaqej shpesh duke kërcyer në këngët e saj.
Comments are closed for this post.