Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër abuzimin nga Sofja të mosekzistencës së gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon me forcë abuzimin e Sofjes, e cila ka bërë kërkesa diskriminuese dhe raciste për mosekzistencën e gjuhës dhe identitetit maqedonas për dekada të tëra.

Heqja e identitetit dhe gjuhës maqedonase dërgon një mesazh të rrezikshëm se identiteti është objekt i negociatave për anëtarësim në BE. Kjo legjitimon abuzimin nga Bullgaria për të ushtruar presion mbi një vend kandidat dhe sinjalizon tolerancë ndaj politikave që shkelin vlerat themelore evropiane.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kujton udhëheqjes bullgare se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë një fakt historik dhe se ne, si maqedonas, nuk kemi nevojë për miratim nga vendet e tjera për të deklaruar se çfarë dhe kush jemi.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj