Nga Tirana para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim. E rrethuar nga liderët e Ballkanit Perëndimor — Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbi dhe udhëheqës të tjerë evropianë, ajo ka nënvizuar rëndësinë e përkatësisë së përbashkët.
“Familja jonë evropiane e vlerave shkon përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë të njëjtin kontinent dhe një të ardhme të përbashkët,” është shprehur von der Leyen.
Von der Leyen ka ndarë në platformën X një foto të përbashkët me disa prej liderëve që marrin pjesë në këtë samit, ku ndodhen Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiҫ dhe liderë të tjerë.
Von der Leyen shkruan se fakti që takimi i KPE-së mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor është simbol i fuqishëm.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Sa simbol i fuqishëm! Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan ajo.
Statusi i plotë i Ursula von der Leyen
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.
Çfarë simboli i fuqishëm.
Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë më tej se kufijtë e Bashkimit Evropian.
Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan Ursula von der Leyen.
Comments are closed for this post.