Në fund të kampionatit 2022/2023 në Ligën e dytë, skuadra e Gostivarit siguroi kualifikim në elitën e futbollit të Maqedonisë. Ekipi ka zhvilluar përgatitje cilësore si në vend ashtu edhe në Bollu të Turqisë, ndërsa në radhët e veta ka sjell futbollist cilësorë. Shorti deshi  që në hapjen e kampionatit të ri të jetë mysafire e kampionit aktual të vendit

Pas plot dhjet viteve Gostivari ka ekipin e vetë në elitën e futbollit të Maqedonisë dhe mu për këtë arsye kanë krijuar kushte optimale që të prezantohen  denjësisht në ligën e pare. Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi edhe njëri nga  përforcimet më cilësore të skuadrës, mbrojtësi Xhelil Abdullai.

“Kemi pas një fazë shumë të mirë përgatitore në Bollu të Turqisë ku kemi zhvilluar ndeshje kontrolluese  me ekipe të Superligës Turke dhe të Ligës së dytë të Turqisë. Kemi nxjerr rezultate pozitive. Deri më tani jam shumë i kënaqur me ekipin , pasi tani ka  shumë kualitet. Mendoj se deri më tani jemi përgatitur shumë mirë” – tha Xhelil Abdullai, futbollist i KF Gostivari.

Në hapjen e sezonit të ri  fati deshi që Gostivarit  të përballet në transfertë me kampionin e vendit ekipin Struga Trim Lum.

“E dimë që Struga ka një ekip shumë të mire dhe e dimë se është kampion . Normal se do të shkojmë në Strugë për ta dhënë maksimumin dhe shpresojmë që prej Struge të kthehemi me rezultat pozitiv” – tha Xhelil Abdullai, futbollist i KF Gostivari.

Qëllimi  i skuadrës është që në kampionatin e ri në Ligën e pare të krijoj një ekip stabile që do të lufton edhe për pjesën kreun e tabelës. Në xhiron e parë të kampionatit të ri Gostivari është mysafire e Struga Trim Lum.