Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurrëthyesve, dje rreth orës 14.00, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën kanë marrur pjesë katër vetura edhe atë: vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Gostivarit e drejtuar nga 64-vjeçari S.M. nga Gostivari, minibus ,,Mercedes,, me targa të Ohrit të cilën e ka drejtuar 50-vjeçari L.R. nga Ohri, vetura e tipit ,,Passat,, me targa të Kërçovës e drejtuar nga 51-vjeçari A.T. nga Kërçova, dhe vetura e tipit ,,Reno Megan,, me targa të Dibrës e drejtuar nga 39-vjeçari T.K. nga Dibra.

Gjatë aksidentit vozitësi i veturës ,,Golf,, dhe minibusit, si dhe bashkudhëtari në veturën ,,Golf,, dhe tetë pasagjerë në minibus të moshave të ndryshme prej 20 deri 76 vjet, me autoambulancë janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, vozitësi i veturës ,,Golf,, S.M. dhe një pasagjer në minibus me iniciale M.Z. 44-vjeç nga Ohri, për shkak të seriozitetit të lëndimeve të marrura, janë transferuar për mjekim në Klinikat e Shkupit, ndërsa të gjithë tjerët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policorë Gostivar, kanë kryer hetimet komplete dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur e kështu me radhë.