Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje (3 shkurt) prej ora 13 e 30 deri ora 15.00, me urdhër të gjykatësit kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 49-vjeçarit J.S. me lokacion në rrugën ,,Kavkaska,, në Tetovë.

Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe janë konfiskuar për ekspertizë kokainë, peshore digitale, dhe farë marihuanë.

Pas dokumentimit të rastit, do të pasojnë edhe padi adekuate.