CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-19. Kjo agjenci beson se virusi përgjegjës për pandeminë Covid-19 ka të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator kinez në vend që transmetimi të ketë nisur nga kafshët.
Por Agjencia e Inteligjencës paralajmëroi se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të besuar plotësisht këtë përfundim. Vlerësimi i ri vjen pas konfirmimit të John Ratcliffe si drejtor i agjencisë. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga 2020 deri në 2021.
Vetë Ratcliffe ka mbështetur prej kohësh teorinë se pandemia është shkaktuar nga një rrjedhje aksidentale në laboratori Wuhan në Kinë. Instituti është 40 minuta me makinë nga Huanan, vendi ku u shfaqën edhe rastet e para me Covid-19.
Në ditët e fundit të administratës së Bidenit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan kishte bërë thirrje për krijimin e një paneli ekspertësh të jashtëm për të hedhur një vështrim të ri lidhur me origjinën e virusit që ndali botën.
Comments are closed for this post.