Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ugandës, një fëmijë katër vjeçar ka vdekur nga Ebola, një pengesë për zyrtarët shëndetësorë që kishin shpresuar për një fund të shpejtë të epidemisë që filloi në fund të janarit, sipas AP.
Fëmija u shtrua në spital në qendrën kryesore të triazhit në Kampala dhe vdiq të martën, tha zyra e OBSH-së në Ugandë në një deklaratë të shkurtër, duke shtuar se po punonte për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontakteve.
Siç vlerësohet nga agjencia amerikane e lajmeve AP, vdekja e fëmijës minon pretendimet e zyrtarëve në Ugandë se epidemia është nën kontroll pasi tetë pacientë të trajtuar për Ebola u liruan në fillim të shkurtit.
Viktima e parë ishte një infermiere, e cila vdiq një ditë para se të shpallej epidemia më 30 janar.
Më 19 shkurt, autoritetet thanë se besonin se shpërthimi ishte “përmbajtur” pasi tetë njerëz u shëruan pas trajtimit.
Gjithsej 265 persona të tjerë janë vendosur “në karantinë për monitorim” në spitalet në Kampala dhe qytetin lindor të Mbale pasi ranë në kontakt me infermieren, viktima e parë e Ebolës.
Comments are closed for this post.