Turqia dështon edhe në testin e dytë në Europian, pasi u mposht me rezultatin 2-0 nga Uellsi dhe tani ka komplikuar totalisht misionin për të kaluar grupin dhe tani komplikon totalisht misionin për të vijuar aventurën edhe përtej fazës së grupeve.
Në “Baku Arena” të Azerbajxhanit, britanikët bënë një pjesë të parë në kufijtë e perfektes, duke dominuar totalisht dhe krijuar një mori rastesh, por vetëm në minutën e 42-të gjetën golin e avantazhit me anë të fantazistit Aron Ramsey.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Turqinë, që iu afrua golit të barazimit me anë të Burak Yilmaz, por kapiteni gaboi fatalisht në një mundësi të artë në zonë, ndërsa në minutën e 61-të Gareth Bale pati mundësinë të mbyllë llogaritë.
Ylli i Uellsit fitoi një penallti në limitet e zonës së rreptësisë, të cilën mori përsipër ta ekzekutojë vetë, por goditja ishte shumë e gabuar dhe topi përfundoi në tribunë.
Turqia mori zemër sërish, por u shfaq e pafuqishme në sulm, ndërsa uellsianët shpërdoruan disa mundësi shënimi nëpërmjet kundërsulmit, megjithatë arritën të shënojnë edhe golin e dytë në minutat shtesë, aty ku Bale bëri gjithçka mirë dhe shërbeu për Roberts, që gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pas dy ndeshjeve të para, Turqia mbetet në kuotën e 0 pikëve dhe me një golavarazh -5, ndaj kalimi i grupit duket një mision i pamundur, ndërsa rriten shpresat te Uellsi, që tani e sheh veten në kuotën e 4 pikëve.
Comments are closed for this post.