Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë. Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra. Nazmi Dauti nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Tetovës për Telegrafi Maqedoni tha se nxënësit e shkollave në Tetovë janë evakuuar nga objektet shkollore dhe për momentin janë duke shqyrtuar situatën për të sjellë vendim nëse do të vazhdohet me mësimin. Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale, por ka pasur qytetarë të shqetësuar që i kanë ndjerë dridhet