Një tërmet me magnitudë 6,6 ka ndodhur në Argjentinë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra në juglindje të qytetit Loncopue në provincën jugore Neuquen.Tërmeti është ndier edhe në rajonet qendrore dhe jugore të Kilit, vendi fqinj me Argjentinën. Sipas përcaktimeve të para, nga tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 171 kilometrash në Argjentinë dhe Kili, nuk ka pasur dëme në jetë apo materiale.