Kryeministri, Talat Xhaferi do të vendos sot gurthemelin e Qarkores së Tetovës. Ndërsa ceremonia pritet të filloj nga ora 10:00. Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin, zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë ditës së djeshme në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Punët tona s’kanë të ndalur! Kryeministri i parë shqiptar vjen nesër në Tetovë për të vendosur gurthemelin e Qarkores së Tetovës.