Zëvendëskryeministri nga radhët e ASH-së, Arben Fetai ka njoftuar se bashkë me miq të partisë, kanë vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Fetai tha se me Kurtin i bashkon ideali për progres dhe zhvillim.
“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare. Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa”, ka shkruar Fetai.
Comments are closed for this post.