Kombëtarja e Spanjës nuk ka arritur ta shfrytëzojë avantazhin e nikoqirit, teksa barazoi pa gola me Suedinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E në Euro 2020, që u luajt në ‘La Cartuja’ të Sevillas.
Spanjollët dominuan, por qartazi vërehej mungesa e konkretizimit dhe një figureje autoritative në sulm.
Madje, gjërat kanë mundur të shkonin më keq për ‘La Rojan’ sikur Isak do të kishte më shumë fat, teksa 21-vjeçari i Real Sociedadit terrorizoi në disa raste mbrojtjen spanjolle.
Madje, po të mos ishte Marcos Llorente në një moment, topi u duk se do të përfundonte në rrjetë pas goditjes së tij.
Megjithatë, suedezët duhet ta falënderojnë e t’ia rritin rrogën portierit, Olsen, i cili ishte fajtori kryesor pse skandinavët nxorën barazim sot.
Sidoqoftë, pas këtij barazimi, të dy Kombëtaret kanë nga një pikë në Grupin E, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovakia dhe Polonia.
Comments are closed for this post.