Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë prej gjithsej shtatë aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në dy aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup policia përjashtoi 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nëntë shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 19 shoferë para se të pajisen me patentë shoferë, dy shoferë fillestarë dhe 13 automjete të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe 76 shoferë për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm “karotrec” janë larguar 57 automjete.

Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, katër shoferë për reshtim jo të drejtë, tre shoferë për mosshfrytëzimin e kaskës në motor, moped dhe motoçikletë, shtatë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe nëntë shoferë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.