Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot bashkërisht me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkruan marrëveshjen për Projektin për rregullimin e dritareve dhe reklamave në Çarshinë e Shkupit.

Nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë ndarë rreth 9.700.000 denarë ndërsa nga Komuna e Çairit janë ndarë 1.700.000 denarë për rregullimin e dritareve për 97 shitoreve në Çarshinë e Shkupit,

“Duke marrë parasysh faktin se pikërisht ky lokacion është atraktiv si për turistët e brendshëm ashtu edhe për të huajt, konsiderojmë se çdo investim në promovimin e Çarshisë është interes që synon rivendosjen e origjinalitetit është interes kryesor”, tha ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi tha se viteve të kaluara, Çarshia e Shkupit nga ministria që drejton ai, është ndihmuar duke rregulluar 49 objekte në Bllokun 3.2.

Sipas dinamikës së aktiviteteve, pritshmëritë janë se deri nv fund të këtij viti do të rindërtohen 97 dritaret me këtë projekt.