të ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente, nga ku pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe dy persona lëndime të rënda.

Sipas SPB Shkup, numri i shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë është 69. Ata janë përjashtuar nga komunikacioni njëlloj si 15 shoferët tjerë, të cilët nuk kanë pasur leje vozitje, vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe dy vozitës fillimtarë.

Policia nga komunikacioni ka përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara ndërsa për parking të parregullt janë shqiptuar 4 dënime.

Njëzet e tetë vozitës kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes dhe 10 shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.