Dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” është arrestuar një shtetas i Turqisë.

Siç njoftojnë nga MPB, S.M (44) nga Turqia ka poseduar pasaportë të rrejshme të Austrisë.

“Pas bisedës dhe kryerjes së kontrolleve në dokumentin e udhëtimit, zyrtari policorë ka dyshuar në rregullsinë e dokumentit, gjegjësisht ana bio nuk ka qenë origjinale, por e bardhë me disa të dhëna, ndërsa në një anë ka pasur vula të falsifikuara për hyrje dhe dalje në Kosovë, si dhe një për hyrje në Maqedoni”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pas kontrolleve tek personi i njëjtë është gjetur edhe letërnjoftim i falsifikuar austriak.

I arrestuari është dërguar në stacionin policor – veri, për procedurë të mëtejshme.