Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer ka theksuar se nëse nuk pastrohet rasti ‘Haraç’, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të vështirësohet.

“Bëhet fjalë për akuza serioze dhe për të gjitha këto akuza kërkohet përgjigje serioze. Ne mbështesim hetim të plotë, themeltar dhe transparent për të gjitha këto akuza, ndërsa nëse janë dëshmitë, atëherë edhe ndjekje adekuate penale”, theksoi zyrtari i lartë amerikan.

Sipas tij, ky është një rast për pushtetin në Maqedoninë e Veriut të tregojë përkushtim për zbatimin e sundimit të së drejtës. Ai tha se është optimist për fillimin e negociatave paraqasëse të Maqedonisë me BE-në gjatë vjeshtës, por zgjidhja e hetimeve të lidhura me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva do të jetë kyçe për këtë çështje. Palmer gjithashtu përmendi edhe mospajtimet e partive lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike.