Shpenzimet e jetës në dhjetor në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar janë rritur për 0,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për një përqind.

Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës, shpenzimet e jetës në vitin 2019, në krahasim me vitin 2018, shënojnë rritje prej 0,8 për qind, ndërsa çmimet në pakicë janë në nivelin e njëjtë si vitin e kaluar.

Vitin e kaluar ka rritje të shpenzimeve të jetës në grupet: Pije alkoolike, duhan dhe mjete narkotike për 5,6 për qind, Shëndet për 2,7 për qind, Ushqim dhe pije alkoolike, Rekreacion dhe kulturë për 1,6 për qind, Mobilie, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje të orendive shtëpiake për 1,2 për qind, Restorante dhe hotele për 0,9 për qind.

Ulje, është vërejtur në grupet: Transport për 2,2 për qind, Komunikime për 1,7 për qind, Veshmbathje dhe këpucë për 1,5 për qind, Arsim për 0,4 për qind, Strehim, ujë, elektrikë, gaz dhe karburante të tjera për 0,1 për qind. Grupi i Mallrave të tjera dhe shërbimeve është në nivel të vitit paraprak.

Te lëvizja e çmimeve në pakicë në vitin 2019, ka rritje në grupet Produkte industriale-ushqimore për 1,4 për qind dhe Produkte bujqësore për 0,4 për qind, ndërsa ulje të indekseve te Pijet për 1,5 për qind, Shërbime për 0,3 për qind, Produkte industriale joushqimore dhe duhan për 0,1 për qind.

Shpenzimet e jetës në dhjetor të vitit 2019, në krahasim me dhjetorin e vitit 2018, shënuan rritje prej 0,4 për qind, ndërsa çmimet në pakicë ulje prej 0,2 për qind.