Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret fitore të partisë së tij në zgjedhjet presidenciale që vijojnë.

Ai më tej njofton se partia sapo ka hapur konkursin për zgjedhje të kandidatit për president.

“Unë personalisht pres një fitore të madhe nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale. VMRO-DPMNE është parti politika e cila në mënyrë transparente u drejtohet qytetarëve të gjithë kandidatëve të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkurs, dhe kuptohet përmbushin të gjitha kriteret që janë të parapara me ligj. Konkursi zgjatë deri më 31 janar dhe atëherë opinioni do ti dijë emrat që janë paraqitur në këtë konkurs. Nga kandidatët e paraqitur në konventën e VMRO-DPMNE-së do të zgjidhet ai që do të ofrojë programë më të mirë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se president i RM-së bëhet ai person që shumica e qytetarëve i japin atij besimin duke e votuar të gjitha etnitë në Maqedoni.